E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtohet 20-vjetori i vdekjes së piktorit Madhi

Korçë- Në qendrën kulturore “Vangjush Mio” është çelur ekspozita e titulluar “U bënë kohë që s’jemi parë”, kushtuar 20 vjetorit të vdekjes së Piktorit të Popullit Guri Madhi.

Me këtë rast merrnin pjesë artëdashës të ndryshëm korçarë dhe pjesëtarë të familjes Madhi. Ata e cilësuan çeljen e e kësaj ekspozite si një nder për qytetin dhe mbarë Shqipërinë.

Në fjalën përshëndetëse u theksua se piktor Madhi i ka kaluar përmasat e një piktori të thjeshtë, duke u vendosur në panteonin e njerëzve të shquar të vendit. Kanë folur në ceremoninë e rastit edhe pjesëtarë të familjes. “Kjo ekspozitë si një kujtim për veprën e njeriut tonë të dashur është një nder, jo vetëm për familjen, por dhe artin”- thanë ata.

Në ekspozitën që do qëndrojë e hapur disa ditë janë ekspozuar 30 punime, kryesisht peisazhe dhe portrete të njerëzve të shquar në periudhën e Rilindjes Komëbtare.

Piktori lindi në Korçë në vitin 1921 dhe që i vogël u shqua për talentin e tij në pikturë.

Vdiq në vitin ’88, në moshën 67-vjeçare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›