Pranga rojes, vidhte naftën gjatë shërbimit
• BALLSH - Vidhte naftë në vendin e punës, por bie në prangat e policisë.
Ky ka qenë fati i një punonjësi, arrestimi i të cilit është bërë në flagrancë, ndërsa po grabiste karburantin gjatë kryerjes së shërbimit, në kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh. Blutë e komisariatit të Mallakastrës në një komunikatë për shtyp kanë bërë të ditur se gjatë orëve të para të ditës së djeshme prangosën policin roje të uzinës së Ballshit, Vilson Prifti, 42 vjeç. I ndihmuar edhe nga errësira, Prifti deri në momentin e ndalimit nga uniformat blu kishte arritur të mbushte 16 bidonë secili me nga 30 litra naftë, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur 33 bidonë, të cilët janë sekuestruar si provë materiale. Mbi Vilson Priftin rëndon akuza e "vjedhjes duke shpërdoruar detyrën", ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme. m.r