Thirrjet telefonike zbulojnë në Angli vrasësin nga Laçi
• Arrestohet në Angli shqiptari i dënuar me 25 vjet burg për vrasje.
KURBIN/ ROLAND NIKOLLI
Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Interpolin ka dhënë informacionin për vendndodhjen e të kërkuarit shqiptar, Astrit Lika nga fshati Fushë-Mamurras. Ai u ndalua pak ditë më parë dhe vetëm dje u konfirmua masa e ndalimit për Likën, i cili kërkohej prej 6 vitesh. Për të, dy vjet më parë, Gjykata e rrethit të Kurbinit kishte vendosur dënimin në mungesë me 25 vite burg, dënim të cilin e kanë lënë në fuqi edhe tre shkallët e tjera të gjyqësorit. Burime zyrtare të policisë së Kurbinit bënë të ditur se uniformat blu të këtij komisariati kanë rënë në gjurmë të Likës nga telefonatat e tij hyrëse në Shqipëri. Nisur nga gjurmimet e telefonatave të kryera nga Lika, ata kanë lokalizuar vendndodhjen e tij, e cila ka rezultuar të ishte Anglia. Pas marrjes së të dhënave të sakta mbi vendndodhjen e tij, policia e këtij rrethi ka lajmëruar menjëherë Interpolin, i cili gjithashtu është vënë në lëvizje duke bërë të mundur më pas edhe arrestimin e të riut në Angli. Të njëjtat burime saktësuan se arrestimi i Likës është bërë pak ditë më parë, ndërsa dje i është prerë fleta e arrestit. Menjëherë pas ndalimit të tij nga agjentët britanikë, policia shqiptare në bashkëpunim me Interpolin kanë nisur një dosje, ku përfshiheshin materialet hetimore për Likën. Gjithashtu dosja përmbante edhe dokumente, të cilat do të konfirmonin identitetin e Likës. Burimet policore pohuan se Lika në Britaninë e Madhe identifikohej me një emër tjetër dhe se ishte paraqitur si nënshtetas kosovar. Sipas policisë së Kurbinit, ai kishte tre vite që kishte mbërritur nga Kosova në Angli. Ngjarja për të cilën Lika është arrestuar ka ndodhur në vitin 2002 në Mamurras. Ai akuzohet për vrasjen e shtetasit Gazmir Lleshi nga Fushë-Mamurrasi. Burime të policisë pohojnë se përpara krimit Lika është konfrontuar me Lleshin, për shkak të ndarjes së disa mallrave të vjedhura në bashkëpunim në Mamurras. Konflikti ka degjeneruar më shumë dhe për pasojë Astrit Lika ka nxjerrë pistoletën, duke qëlluar Lleshin dhe e lënë të vdekur.
25 vjet burg
në mungesë ka qenë dënimi që i ka dhënë Gjykata e Kurbinit, Likës, dy vjet më parë për krimin e kryer, për t'u arrestuar ditët e fundit në Angli, pas informacionit të dhënë nga Interpoli shqiptar
6 vjet
më parë Astrit Lika është shpallur person në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ai akuzohet për "vrasje me paramendim" dhe "armëmbajtje pa leje"