Kanibalët
Dy kanibalë, babë e bir, kishin dalë për gjah në pyll, pasi prej tri ditësh familja nuk kishte ngrënë asgjë përveç frutave dhe barishteve. Pasi kërkojnë gjithandej ditën e parë s’gjetën gjë. As dytën e dytë. Ditën e tretë, buzë lumit shikojnë një femër të re e të bukur peri, e cila po lahej. Djali menjëherë bën gati harkun që ta qëllojë femrën, ndërkohë që babai e ndal:
-Prit, more bir, se këtë e marrim, e mbajmë në shpellë dhe hamë mamanë më mirë.
Mercedezi
Ishin mbledhur të gjithë pronarët e automjeteve kryesore europiane si “Mercedez Benz”, “Fiat”, “Citroen”, “Volkswagen”, “Audi”, “Seat”, “Opel” etj. dhe diskutonin me njëri-tjetrin se cila makinë ishte më e mira, më komode, më ekonomike. Të gjithë flisnin duke vënë në pah risitë e facilitetet që ofronin markat e tyre, ndërkohë që pronari i “Mercedez Benz”-it nuk bënte zë.
-Pse nuk flet fare ti, apo s’ke ç’të thuash? – e ngacmon atë një nga pronarët e tjerë.
-Po ç’të flas kot, o burrë i dheut! Të gjithë ju këtu me makinën time keni ardhur...
28 Mars 2008