E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol banesës së ZV.drejtorit të policisë së Tiranës

Tritol banesës së Zv.drejtorit të policisë së Tiranës Dorian Muça.
 

Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 02:00, në katin e pestë të nje pallati 8 katësh në në rrugën “Frosina Plaku” pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit” në banesën e Zv.drejtorit të policisë së Tiranës Dorian Muça.
 

Shpërthimi i fuqishëm ka tronditur banorët e zonës por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
 

Nuk dihen ende autorët e ngjarjes po dyshohet se atentati ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi nëndrejtori i policisë Dorian Muça merrej me hetimin e krimit në kryeqytet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, drejtues të lartë të policisë si dhe ekpertë të hetimit të lëndëve plasëse si dhe të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›