Fajon: “Vizat, afati më realist në dhjetor”
Autori i Lajmit: Redaksia
Diskutimi për liberalizimin e vizave mori shumë pak kohë në takimin BE–Shqipëri, që u mbajt në Parlamentin Evropian. Si demokratët dhe socialistët bënë thirrje për shpejtim të procesit, ndërsa raportuesja për vizat, Fajon, përsëriti kërkesën që Tirana të sjellë rezultate konkrete sa më shpejt. “Në bllokun 2 dhe 3 veçanërisht, që u përkasin shqetësimeve si korrupsioni e krimi i organizuar, po lexoj raportin e FRIDE dhe duket se Shqipëria ka performancën më të keqe në rajon, ndaj vlerësoj se do të përbëjë vëzhgimin e Komisionit në javët që vijnë, e Shqipëria duhet të tregojë më tepër rezultate. Një tjetër çështje shqetësuese është situata e të riatdhesuarve. Shifrat janë shqetësuese, mes 60 - 65 mijë të riatdhesuar, e komisioni po i adresohet kësaj çështjeje për të parë funksionimin e strategjisë së duhur për integrimin e tyre. Shqetësuese ishte dhe situata në janar-shkurt kur shtetas maqedonas e serbë, shumica me kombësi shqiptare, kërkuan azil në Belgjikë e vende të tjera të BE-së. Ndaj duhet shpjeguar mirë në vend se liberalizimi i vizave nuk jep të drejtën e punës, qëndrimit apo azilit në vendet e Shengenit. Ky fenomen pati impakt negativ, sidomos tek Belgjika që merr presidencën e radhës të BE-së. Unë shpresoj që vizat do të hiqen në fillim të vjeshtës, megjithëse data më realiste në fakt do të ishte në fund të këtij viti. Por edhe një herë, është në duart e qeverisë shqipëtare të tregojë rezultate",- u shpreh Fajon.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2010