Lunacek: Pr/rezoluta presion Serbisë për Kosovën
BRUKSEL- Raportuesja e posaçme e Parlamentit të Evropës për Kosovën, Ulrike Lunacek, deklaron se me projektrezolutën e re për Kosovën po provohet t’i bëhet presion Serbisë që të përmirësojë bashkëpunimin me Prishtinën.
Sipas saj në versionin përfundimtar të Rezolutës do t’i kërkohet Beogradit zyrtar që të heq dorë nga mbështetja dhe financimi i strukturave paralele në veri të Kosovës.
Në një intervistë me BBC-në, zonja Lunacek shfaqi shpresën se Komisioni Evropian do t’i jap Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave deri në fillim të verës, por kërkoi nga autoritetet që të përmbushin një varg kushtesh për të arritur në procesin e liberalizimit.
Projektrezoluta e hartuar nga zonja Lunacek ka marrë miratimin e Komisionit për Politikë të Jashtme të PE-së, duke i bërë thirrje Serbisë që të tregojë më shumë pragmatizëm në raport me Kosovën.
Ajo tha se BE-ja i ka dhënë mbështetje të fuqishme EULEX-it në punën e tij në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
(s.g/BBC/BalkanWeb)