E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet mandati i Seserit

E merkure 11 Prill 2012 1532 KESHILLI I MANDATEVEMazhoranca terhiqet nga nisma per dergimin ne Gjykate Kushtetuese te ceshtjes se mandatit te opozites pas largimit te deputetes Rudina Seseri. Ne mbledhjen e Keshillit te Mandateve mbajtur me dyer te mbyllura zyra e shtypit e Kuvendit njoftoi se Jozefina Topalli i kerkoi Keshillit qe ti drejtohet seances plenare per te njohur doreheqjen e zotit Bardhi. Raporti do te hartohet nga demokrati Viktor Gumi dhe socialisti Damian Gjiknuri. Pas votimit te enjten ne Kuvend ky vendim do ti paraqitet Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te mandatoje emrin pasues ne liste Edison Konomin. Palet rane dakord te amendojne edhe kodin elektoral per kete ceshtje per te shmangur debate te tilla ne te ardhmen. Partia Socialiste ka nje deputet me pak qe prej dhjetorit te vitit te shkuar pas doreheqjes se Rudina Seserit. Duke qene se kandidati i radhes Gjon Bardhi fitoi postin e kreut te Bashkise se Fushe Krujes PS kerkon mandatimin e emrit pasues ne liste.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›