Kukan: S’ka kohë për referendum për imunitetin

ai i kërkon politikës shqiptare që të marrë në dorë vetë zgjidhjen e kësaj çështjeje.
"Ju e dini se referendumi është demokraci e drejtpërdrejtë. Kjo është gjë shume e mirë Por koha është shumë rëndësishme tani. Qe te besh një referendum duhet shume kohe. Unë mendoj se për disa çështje te rëndësishme të vendit, politikanet do te ishte mire qe te marrin vete ata përgjegjësi mbi vete. Pra, ata duhet ta marrin vete përgjegjësinë, jo t'ia kalojnë popullit. Unë mendoj qe ne këtë situate qe ndodhet Shqipëria tani, është e nevojshme te gjenden rrugë e mundësi që të sjellin rezultate", deklaroi Kukan.
Në takimin me ministrin Panariti, është diskutuar edhe për çështje të tjera të integrimit, ku Kukan, ftoi klasën politike që të shfrytëzojë maksimalisht kohën e mbetur për miratimin e reformave që janë ende pezull. "E them përsëri me bindje se është shumë e rëndësishme që të gjithë politikanët shqiptare, dhe aq me tepër qytetaret shqiptare, qe ky raport progresi t'u japë kohën e duhur vendit për të çelur negociatat për pranimin ne BE. Unë kam përshtypjen se lidershipi politik në Shqipëri po përpiqen të bëjnë atë qe është e nevojshme, por unë dua t'iu them atyre se koha e mbetur nuk mjafton. Koha ikën shpejt. Ne jemi të kënaqur me dialogun politik, por kjo nuk mjafton. Ne kemi nevoje për rezultatet qe dalin nga ky dialog. Pa rezultate nuk mund te ecet përpara. Kjo ishte ne thelb edhe ajo që unë bisedova me zotin Panariti", vijoi Kukan.
Ndërkohë, edhe drejtori i Zgjerimit, Stefano Sannino, ka vlerësuar hapat e ndërmarrë nga Shqipëria. "Që prej nëntorit, kur le të themi një frymë e re nisi të funksionojë në vend, e në të vërtetë kur shohim 12 prioritetet e se çfarë është zbatuar ndër ato 12 prioritete kyçe, balanca është ekstremisht e mirë, ekstremisht pozitive. Dhe jo vetëm qeveria, por të gjitha partitë, të gjithë aktorët politikë në vend, dhe shoqëria në tërësi mund të gëzohen për çfarë është arritur deri këtu”, ka thënë ai, teksa Shqipëria dorëzoi në Komisionin Evropian raportin e radhës.
Gjithashtu, Panariti zhvilloi një takim edhe me Presidentin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, z. Elmar Brok, ku bëri një rezyme të reformave të arritura në vend. Shefi i diplomacisë shqiptare siguroi procesi do të vijojë edhe më tej me miratimin e ligjeve të rëndësishme që lidhen me reformën administrative, sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit.
Gjithashtu, ai informoi mbi progresin e arritur në lidhje me çështjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. "Ka disa alternativa në vend për të shtyrë përpara ligjin për heqjen e imunitetit. Siç e dini, mazhoranca ka propozuar edhe një referendum kombëtar, i cili po ashtu është një mjet demokratik në mënyrë që të vijohet përpara. Pra, unë nuk shoh ndonjë mosmarrëveshje. Ata e shohin në mënyra të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se palët nuk janë të angazhuara për të luftuar korrupsionin, e për të vendosur masa më të rrepta për të kontrolluar më mirë," tha Panariti.
Panariti shprehu besimin se të gjithë këta hapa do të përkthehen në një vlerësim pozitiv nga ana e Komisionit Evropian dhe vendet anëtare të BE-së për dhënien e statusit kandidat brenda këtij viti. Nga ana e tij, z. Brok pasi vlerësoi ecurinë e deritanishme të reformave të ndërmarra në Shqipëri në kuadrin e procesit të integrimit evropian tha se Parlamenti Evropian mbështet zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit perëndimor përfshirë Shqipërinë. /S.Ll/Start/
2012-09-04 17:25