E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan: Të mbyllet debati i kutive, reforma zgjedhore të përfundojë brenda afatit

17-05-2012 / Gazeta 55

Parlamenti Europian ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri

Pas Komisionit dhe vendeve anëtare, edhe Parlamenti Europian po ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri, veçanërisht në lidhje me presidentin dhe reformën zgjedhore.
Përfaqësuesi i Partisë Popullore në PE, Eduard Kukan këshillon përfundimin e reformës zgjedhore si dhe dhënien fund debateve të tilla si “hap kutitë” apo “mos hap kutitë”. “Mjaft më me “mos hap kutitë” e “hap kutitë”. “Ne duam të shohim marrëveshje dhe zbatimin e marrëveshjeve. Marrëveshje që mbahen, të cilat qëndrojnë aty, e jo që të arrihen marrëveshjet e më pas ndonjë parti të thotë se nuk është më e kënaqur me të. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ne dëgjojmë lajme pozitive për reformën zgjedhore, e më pas dëgjojmë se paska probleme me përbërjen e KQZ-së, se ka probleme me kutitë, ‘oh Zot’, se kur mund të hapen ato apo jo, e gjithë këto çështje prapë. Mjaft më me “mos hap kutitë” e “hap kutitë”, si në rastin e zgjedhjeve të mëparshme parlamentare”, u shpreh Kukan.
Edhe Libor Rouçek thekson rëndësinë e mbylljes në kohë të reformës zgjedhore si dhe inkurajon palët politikë në përmbushjen e reformave, përpara progres-raportit të KE. “Është e rëndësishme që të kemi ligjin, e më pas sigurisht, na duhet të shohim zbatimin e tij. Këto janë çështje të rëndësishme si për statusin kandidat, edhe për më tej, sepse për të pasur një shtet transparent e që të funksionojë mirë, ju nevojitet një administratë publike transparente. Mbetet ende dhe pak kohë deri në raportin e progresit, ndaj shpresoj se Shqipëria do të punojë për këtë. E më pas, nuk do të varet shumë nga ne, nga Parlamenti, por nga Komisioni Europian, nga Komisioneri për zgjerim”, tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›