E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB diskuton per Sirine

Me situatën gjithnjë e më të rënduar në Siri , Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara  zhvillon sot një debat special për të diskutuar aksionet 11 mujore të presidentit, Bashar Al Asad kundër protestuesve antiqeveritarë. Këshilli do të debatojë një projekt-rezolutë e cila dënon "shkeljet sistematike dhe në masë të madhe të të drejtave të njeriut" dhe bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj civilëve. Ndërkohë që pritet dhe kundërshtimi i Rusisë dhe Kinës.
Moska zyrtare ka bërë me dije se do të votojë kundër një rezolute, duke thënë se debati në këshillin 47 anëtarësh duhet të zhvillohet në mënyrë "konstruktive dhe të depolitizuar". Rusia, një aleate e Sirisë, dhe Kina kanë vendosur veton mbi një projekt-rezolutë të mëparshme të Këshillit të Sigurimit, që kishte në shënjestër regjimin sirian. Irani, një aleat tjetër i Sirisë ka kundërshtuar debatin në Gjenevë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›