E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara republikane sot zgjedhje

Kandidatët republikanë, për garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara  garojnë sot në Micigan dhe Arizona . Ish-guvernatori i Masacusets, Mit Romni dhe Rik Santorum zhvilluan takimet e fundit të fushatës në Miçigan, në vigjilje të votimit në këtë shtet. Në përpjekje për të justifikuar avantazhin mes kandidatëve, Romni kritikoi rivalin e tij, duke e cilësuar "njeri të mirë", por të papërgatitur për të menaxhuar problemet ekonomike të kombit. Romni kryeson sondazhet edhe në Arizona e cila po ashtu zhvillon zgjedhjet preliminare.
Rick  Santorum i cili  u ngrit mjaft në sondazhe pas tre fitoreve radhazi, pritet të sfidojë Romnin në Miçigan. Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë dhe një humbje do të ishte e sikletshme për ish-guvernatorin e Masacusets, Romnin, i cili ka lindur në Miçigan. Santorum duke iu adresuar një turme mbështetësish prej 300 vetësh në Livonia dhe Farmington, tha se ai nuk ishte tepër konservator për tu zgjedhur. Votimet e ditës së sotme janë mjaft të rëndësishme për kandidatët  janë 30 delegatë që përfitohen nga zgjedhjet në Micigan dhe 29 në Arizona.  Zgjedhjet preliminare në Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë për muaj me rradhë e më pas do të kulmojnë me konventën e gushtit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›