Kukës, 165 ankesa në gjykatë
Gjykata e Faktit e Rrethit Gjyqësor të Kukësit ka marrë gjithsej 165 kërkesa nga zgjedhësit të cilët nuk e kanë gjetur emrin në listat pranë qendrave të votimit. Gjykatësi Isuf Shehu tha për radio "Kukësin" se shumica e kërkesave janë marrë në shqyrtim duke u shprehur në bazë të ligjit mbi bazë të dokumenteve të paraqitura nga kërkuesi. Ai tha gjithashtu se gjykata nuk ka marrë dhe nuk merr në shqyrtim kërkesat e bëra gjatë 24-orëshit të fundit si afat ligjor, ndërsa për rastet kur shtetasit kanë figuruar të regjistruar në një qendër tjetër votimi apo rreth tjetër, kërkesa e tyre është rrëzuar.