Kukës/ Plasaritet traseja para se të nisë funksionimin
Pas shumë shtyrjes së afateve, me shumë sforco u arrit dy-tre muaj më parë të përfundonte një segment i shkurtë i autostradës Durrës-Morin, pikërisht rreth 1.5 km që kalon në qytetin e Kukësit. Por ende pa u inauguruar ky segment, janë shfaqur çarje të asfaltit, që siç duket në terren vijnë si shkak i rrëshqitjes së tabanit. Punimet për këtë copëz autostrade u zvarriten prej muajsh, jo për shkak të kompanisë ndërtuese, por që e dëmtuan këtë të fundit deri në braktisje të frontit të punës, duke ia dhënë një nënkontraktori e ky i fundit një tjetri e kështu me radhë. Gazeta "Shqip", në kohë reale, ka sinjalizuar se pengesat administrative që lidheshin me shpronësimet apo konseguenca të tjera të mungesës së bashkëpunimit me faktorët vendorë do ta dëmtojnë rëndë këtë projekt madhor, duke çuar dëm miliona lekë.
S.D.
S.D.