E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë plan për ta bërë me pagesë

Media e Prishtinës njoftoi dje se "tuneli i Thirrës, aksi rrugor Rrëshen-Kalimash, ka mundësi të bëhet me pagesë", por Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në Tiranë deklaroi se një lajm i tillë është i pasaktë.

"Tarifat e pagesave për kalimin e automjeteve në tunelin e Kalimashit janë përcaktuar paraprakisht: 200 lekë për veturat (mbi 1.5 euro), 500 lekë për kombibusët (furgonët) (rreth 4 euro) dhe 1000 lekë për autobusët e kamionët (rreth 8 euro), që njëra prej galerive të tunelit mund të bëhet e gatshme për qarkullim në fund të këtij viti", njoftoi gazeta "Koha Ditore" e Prishtinës, duke iu referuar burimeve nga kompania menaxhuese e tunelit.

"Ju konfirmoj se në momentin aktual nuk ka asnjë iniciativë të tillë të konfirmuar zyrtarisht, përveçse diskutime informale mes ekspertësh që me sa duket kanë kaluar kufijtë", tha zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Rrugëve, Ylli Gjoni, i cili mbikëqyr edhe projektin për qeverinë shqiptare. "Shqetësimi ynë i vetëm është përfundimi me sukses i punimeve përforcuese në tunel dhe vënia e tij përfundimisht në shfrytëzim", tha Gjoni.

Formalisht, që një rrugë e tillë të bëhet me pagesë, duhet një kontratë koncesionare dhe një vendim qeverie. Por, edhe nëse e bën me pagesë, të ardhurat e qeverisë ka gjasa të jenë jo shumë të mëdha. Gjatë sezonit turistik, në tunelin e Thirrës kanë kaluar mesatarisht rreth 6 mijë makina në ditë, ndërsa në një ditë u shënua kulmi me 15 mijë makina.

Segmenti Durrës-Prishtinë pritet të konkurrojë në të ardhmen me rrugën Selanik-Prishtinë, e cila ka një gjatësi të përafërt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›