E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale

Zyrtarizohen kandidatët demokratë për zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit. Blendi Fuga është garuesi demokrat për njësinë bashkiake numër 10 në Tiranë. Partia Demokratike synon të ripërsërisë fitoren e Gerti Bogdanit në zgjedhjet lokale të 2007-s. Në Komunën Otllak, kandidati demokrat do të jetë Muharrem Hoxha. Alfred Qasja do të garojë për kryetar bashkie në Fushë-Arës, Gjelosh Peplokaj në Fierzë dhe për Bashkinë Klos kandidati i zgjedhur i PD-së është Ramazan Mjeshtri. Këto njësi vendore, për të cilat zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, kanë mbetur bosh pas zgjedhjes së ish-drejtuesve të tyre deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Demokratët do të kenë kundërshtarë në këto zgjedhje kandidatët e LSI-së. Në Tiranë, Gjergji Thomai i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të vendoset përballë Blendi Fugës, i cili garon nën logon e PD-së. Për herë të parë, strukturat drejtuese të PD-së e kanë pasur të vështirë përcaktimin e kandidaturave për zgjedhjet lokale. Pas mbledhjes së Kryesisë një ditë më parë, demokratët e mbajtën sekret emrin e njeriut që do të ketë kundërshtarë të vetëm në këto zgjedhje përfaqësuesin e LSI-së, Gjergj Thomai.

E.A.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›