Dimri i madh shpetoi Kadarene nga eleminimi fizik
Analize e disa prej veprave te shkrimtarit te madh
Pjese nga libri
Tematika dhe subjekti i diktatures dhe i konfliktit midis shtetit dhe individit te cmeritur vendoset kete here ne shoqerine shqiptare ne kohen e diktatures dhe asaj postdiktatoriale ne dallim nga veprat e tjera te shkruara dhe botuara para renies se murit te Berlinit ku Kadare do te thoshte te vertetat politike nepermjet subjekteve te vendosura ne periudha te ndryshme historike ne Perandorine Osmane ne Egjipt ne Mesjete ne vendet e ndryshme te globit por jo ne menyre te drejtperdrejte ne Shqiperi e posacerisht ne kohen e diktatorit Enver Hoxha. Perjashto ketu Dimri i madh Tirane 1977 dhe Koncert ne fund te dimrit Tirane 1988 romane historiko-politike me permasa te gjera
epiko-groteske qe gjegjesisht i referohen ndarjes se Shqiperise me Mosken e me Pekinin madje nje pjese e mire e dialogeve te personazheve jane te ndertuara nga proces-verbalet faktike e nga kujtimet e Enver Hoxhes. Ky i fundit behet personazh letrar qe ne gjallje. Mund te shihet ne menyre krahasimtare figura e Enver Hoxhes ne keto dy romane ku per arsye konjukturale vizatohet ne menyre krejt diskrete dhe ambigue ne figuren e Enver Hoxhes ne romanin S.P.I.R.I.T.U.S qe ngjason me teper me nje fantazme tragjike me nje maske mitike posacerisht permes dytesit te tij kercenuese tronditese shkaterrimtare si portreti i nje perbindeshi qe me mire se gjithcka di te ende kurthe dredhi panik. Per romanin Dimri i madh shkrimtari vete do te shprehej se ishte ky roman qe do ta shpetonte ate fizikisht Enver Hoxha e cmon mjaft portretin e tij ne ate liber dhe kurrsesi nuk do ta humbase. Mirepo bashke me ty do te zhdukej edhe romani Pesha e kryqit Paris 1991 f.140. Ne qofte se mund te konsiderojme me plot te drejte se romani S.P.I.R.I.T.U.S eshte strukturuar nga pervoja te tjera qe mund ti gjejme ne te gjithe vepren e tij dallimi eshte se ngjarjet vendosen kete radhe ne Shqiperi per pasoje aluzionet jane me te dobeta metafora e vendosur ne nje terren me pak te favorshem por idete po aq intensive zhvillimi i teknikave epike po aq i papritur. Nga ana tjeter shkrimtari gjen ne fund terrenin e vertete per tu shprehur pa kufizime ne mungese te plote te censures ne treven nga ka gjeneruar e gjithe vepra e tij bashke me romanin Shkaba. Ne nje perqasje krahasimtare Ismail Kadare perdor si perftese stilistikore hetimin gjyqesor si tek Kush e solli Doruntinen shtypjen e pameshirshme te individit si tek Qorrfermani dhe Piramida nje loje mbi rrjedhen e kohes si tek Perbindeshi mitizimin dhe cmitizimin ndertimin dhe shkaterrimin e ngjarjeve dhe versioneve te tyre qe ngrihen e rrezohen formohen e shformohen pohohen e mohohen lindin vdesin e rilindin...
...
Romani Perbindeshi shenon nje nga risite me te medha te prozes shqipe struktura moderne e te cilit ruan befasi pas cdo lecitjeje edhe kur kjo kryet ne ditet e sotme ku liria e shprehjes artistike nuk perben me nje problem. Romani perbehet nga nje sistem koherent i te menduarit artistik nga nje simbolike e te menduarit nga nje teresi trajtash e nuancash ideore. Ne latinisht aluzion do te thote te trajtosh dicka me shaka. Nuk eshte rasti te ndalemi mbi cmimin qe kane paguar shume artiste per kete lloj argetimi. Aq me teper kur aluzioni ruhej te mos kuptohej me shume kujdes nga regjimi komunist ne Shqiperi. Pikerisht kjo formule e zgjedhur per romanin do ti krijonte kaq shume probleme dhe aq peripeci si romanit ashtu dhe shkrimtarit.
Romani Perbindeshi eshte ndertuar si nje aluzion per gjendjen e Shqiperise ne vitet 1960 kur vendi mbyllej vullnetarisht nga gjithe bota. Shqiperia asokohe perpiqej te krijonte nje lidhje joorganike me nje vend te madh ne Lindjen e Larget Kinen. Kjo lidhje ne vend qe te lehtesonte vetmine dhe komunikimin theksonte e rendonte me teper te kunderten vetizolimin. Vetmia mbyllja fatale dhe izolimi i nje vendi te vogel realizuar nga nje politike paranojake eshte tema e nje segmenti te rendesishem pothuaj ne gjithe vepren e Kadarese. Por vepra ku mesazhi do te kete nje veshje dhe ngarkese simbolike me te madhe do te jete Perbindeshi. Mbyllja dhe pasojat e saj si rrjedhoje e zgjedhjes alogjike dhe absurde nga udheheqja komuniste vetizolimi dhe humbja e te gjitha lidhjeve perkatesore te natyrshme gjeografike kulturore shpirterore me kontinentin ne te cilin ben pjese gjenerojne urrejtje te rreme nje ngerc ne psikologjine kolektive agresivitet deri ne absurd armiqesim me boten dhe mosnjohje veteshkaterrim dhe nje klime te favorshme per krime dhe vellavrasje. Vetembyllja sjell per pasoje nje realitet te percudnuar te renduar psiqikisht i cili per pasoje denatyrohet denatyrohet dhe perceptimi per te madje duket se nuk ngjan me me vetveten - nje realitet sipas nje modeli sui generis.
Si pasoje e izolimit edhe ngjarjet marrin tjeter kahje mungesa e komunikimit krijon te tjera ligjesi vijimesia e rrjedhjes se kohes peson nje ngerc pamja e botes permbyset shperbehet humbet integritetin nje tjeter kohe dhe nje tjeter hapesire lind - fragmentare inkoherente qe krijon tangjenca me historine e mocme te shoqerise njerezore...