E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, banorët shuajnë dy vatra zjarri

Kukës- Banorët e zonës kanë bërë të mundur shuarjen e shpejtë të dy zjarreve të shfaqur në orët e vona të natës në rrethin e Kukësit.

“Një zjarr i fuqishëm përfshiu një stallë në fshatin Shishtavec, duke rrezikuar edhe disa banesa afër, por me ndërhyrjen e komunitetit, zjarri u lokalizua e u shua pa shkaktuar dëme të mëdha materiale”- bënë të ditur burime nga Kukësi.

Po ashtu, një vatër zjarri u shfaq në masin pyjor të Kalimashit, por që është shuar brenda dy orëve falë ndërhyrjes së menjëhershme të komunitetit.

Ndryshe nga një vit më parë, kur nga zjarret që përfshinë masivet pyjore të rrethit të Kukësit u dogjën 1002 ha pyje dhe u përshkruan nga zjarri mbi 5200 ha kullota, këtë vit rastet e zjarreve kanë qenë të pakta në këtë zonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›