Kukës, erëra të forta dhe stuhi bore
Në lartësisë mbi 500 metra reshjet janë të dendura ndërkohë që në zonat më të ulët ka reshje shiu. Burime nga zyra e emergjencave në Kukës thonë se trashësia e borës së rënë ka arritur mbi 40 centimetra, ndërkohë që ka erëra të forta.
Kjo ka bërë që të mbeten pa energji disa fshatra në Tropojë dhe në Has. Pavarësisht reshjeve të borës, akset rrugore Morin – Kukës - Qafë Shllak, Kukës – Shishtavec, Kukës – Bushtricë dhe Kukës – Krumë në rrethin e Kukësit; Krumë – Qafë Prush në rrethin Hasit dhe Qafë Morinë – Bajram Curri – Fierzë janë të kalueshme edhe pse përdorimi i zinxhirëve është i domosdoshëm.
Ndërkohë, vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dëbora komunat e Zapodit e Arrnit në rrethin e Kukësit, Lekbibajt dhe Magegajt në rrethin e Tropojës. Sipas qendrës meteorologjike të Kukësit, temperatura në këtë zonë lëviz nga 2 në – 4 gradë Celsius.