Sherr pas kafesë, një i plagosur me thikë
Elbasan
Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal ndaj një 30-vjeçari, i cili ka qëlluar me thikë një bashkëmoshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 të pasdites së të mërkurës në lagjen “Qemal Stafa” të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, sherri ka ndodhur në sheshin e një distributori karburanti, ku E.L. ka qëlluar dy herë me thikë 30-vjeçarin A.C., banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, me të cilin ka qenë duke pirë pak momente para përplasjes. I plagosuri është dërguar në spitalin kirurgjikal të këtij qyteti dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
#