Mungon sinjalistika, Benzi bie në kanal
Sarandë
Mungesa e sinjalistikës në rrugën e Butrintit, e njohur ndryshe si “rruga e rrezikut”, për shkak të ngushtësisë së saj është bërë burim aksidentesh. Kështu, paraditen e djeshme, një autoveturë tip “Benz” me targa SR 64 27 B bashkë me udhëtarët që ishin në të ka rënë në kanalin e kolektorit. Ndërkohë që drejtuesi i saj ka shpëtuar mrekullisht, me dëmtime të vogla, dy gra që udhëtonin me të kanë përfunduar në spitalin civil të Sarandës, edhe pse jashtë rrezikut për jetën. Në të gjithë gjatësinë ku po kryhen punimet e rrugës, nuk të sheh syri një tabelë që të tregojë se janë duke u kryer punime, apo shenja të tjera paralajmëruese për shkallën e rrezikut.
#