E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet pensionisti i dënuar për dëmtim pyjesh

Përrenjas

Një burrë 67 vjeç nga qyteti i Përrenjasit, i shpallur në kërkim për dëmtim me dashje të pyjeve, është arrestuar dje nga policia. Sipas burimeve zyrtare nga rajoni i Policisë së Përrenjasit, bëhet e ditur se është ndaluar Avni Torra, 67 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 12 ditë burg. Ai akuzohet për prerje të paligjshme të pyjeve tri javë më parë, në zonën kufitare të fshatit Rrajcë me Maqedoninë. Pensionisti i ishte fshehur policisë në një fshat të zonës së Përrenjasit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›