Bush ngushëllon familjen e ushtarit Ervin Dervishi,
26/01/2005 Djali nga Shqipëria, Heroi i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Ervin Dervishi, i cili ra heroikisht një vit më parë më 24 janar 2004, në Irak si efektiv i forcave amerikane në misionin paqeruajtës, si pjesëtar i Divizionit të Katërt të Këmbësorisë amerikane, kudo si në SHBA-s, Irak, Shqipëri apo Kosovë e gjetkë në botën shqiptare, u përkujtua me nderime të larta ushtarake amerikane. Por edhe ushtarët, komandantët, qytetarët e thjeshtë, i tërë populli shqiptarë, e kanë vlerësuar shpirtin e tij luftarak dhe vullnetin e tij për të marrë pjesë në çdo mision, pavarësisht rreziqeve duke dhënë edhe jetën. Ushtar Ervin Dervishi, ishte një ushtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai ishte edhe një ushtar i Shqipërisë. Atë e kujtoj dje me një letër ngushëllimi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, George Bush e gruaja e parë amerikane Laura, ministri i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld dhe kongresmenia e distrikit 12-të, Kay Granger.
Presidenti i SHBA-së, Bush dhe zonja e parë amerikane, thonë në mesazhin e tyre drejtuar familjarëve të Ervin Dervishit: "Të dashur Shpresa dhe Kujtim!
Jam i pikëlluar thellësisht nga vdekja e birit tuaj, ushtarit të parë Ervin Dervishi të SHBA-ve. Shërbimi i shkëlqyer i Vinit, në Operacionin Liria e Irakut, ka ndihmuar në ruajtjen e sigurisë së atdheut tonë dhe lirive, të cilat Amerika i ka në zëmer. Kombi ynë nuk do ta harrojë sakrificën e Vinit (Ervin Dervishit) dhe përkushtimin vetëmohues në përpjekjet tona për të bërë një botë më paqësore dhe të lirë. Ne do të nderojmë gjithnjë kujtimin për të. Laura dhe unë iu dërgojmë ngushëllimet më të përzemerta. Shpresojmë të ngushëllojmë nga besimi, dashuria dhe përkrahja e familjes e miqëve tuaj, Zoti u bekoftë". Ndërsa kongresmenia Kay Granger, anëtare e Kongresit Amerikan Distrikti 12-të Fort Uorth – Teksas shprehet: "Të dashur z. dhe znj. Dervishi! Jam ndier i pikëlluar kur mësova lajmin për vdekjen e birit tuaj, ushtar Ervin Dervishit më 24 janar në Irak. Si pjesëtar i Divizionit të 4-të të Këmbësorisë nga Fort Hood-Teksas. Ai ishte anëtar i një grupi shumë të trajnuar ushtarësh. Ai bëri sakrificën më madhore për vendin tonë.
Megjithse, nuk kam mundësi të jem me ju, në këtë kohë të dhimbjes dhe vajtimit mendimet dhe lutjet e mia janë me ju. Ju mund të ngushëlloheni duke ditur se biri juaj ishte ushtar i guximshëm, i cili besonte në punën që bënte në Irak, ku shërbente si ushtar i Amerikës. Komuniteti dhe vendi ynë nderojnë kujtimin e tij dhe përshëndesim shërbimin e tij ndaj Amerikës. Nëse zyra ime mund të ndihmojë familjen tuaj në çfarëdo mënyre, ju lutem kontaktoni pa hezitim në çdo kohë e moment. Ju lutem, pranoni ngushëllimet i mia të sinqerta në këtë kohë të dhimbjes".
Ministri i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, në mesazhin e tij shprehet: "Z. dhe znj. Dervishi!
Në emrin tim personal dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-ve, unë jamë i ndjer t'ju përcjell ju dhimbjen e thellë dhe simpatinë tonë për humbjen e djalit tuaj Ervinit. Ju edhe ne së bashku jemi duke u lutur në këtë moment të vështirë për ju. Private First Class Ervin Dervishi ishte një ushtar i devotshëm i betur për të mbrojtur vendin, duke bërë edhe sakrificën e fundit. Djali juaj i dha këtë vendi atë më të mirën për Amerikën. Ne jemi krenar që patëm një ushtar të till që shërbeu me dinjitet të lartë".
21-vjeçari ushtari i klasit të parë Ervin Dervishi, u vra në Irak më 24 janar, kur ishte duke kryer një patrullim ushtarak. Dervishi ishte ushtar i Regjimentit të 22-të të Këmbësorisë së Divizionit të 4-t nga Fort Hood në Teksas. Ai u vra ndërkohë që automjeti i tij luftarak i tipit Bradley u godit nga një raketë antitank. Me këtë akt të lartë trimërie, Dervishi dha jetën në përkushtimin e tij ndaj kauzës së paqes dhe lirisë, shërbimit të tij në mbrojtje të asaj kauze që nderon atë, familjen Dervishi, Shqipërinë, që e rriti po ashtu edhe atdheun e tij më të ri Shtetet e Bashkuara të Amërikës. Ervin Dervishi mbante një flamur amerikan, në krahun e tij dhe mbante flamurin shqiptar në zemrën e tij.