E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, i vjedhin makinën bashkëfshatarit, 2 në pranga

KUKËS- Policia e Kukësit ndaloi dy persona, pasi akuzohen për veprën penale të "Vjedhjes".

Policia e qarkut Kukës bën me dije se Ardian Braha, 18-vjeç dhe Qerim Halilaj, 22-vjeç, të dy nga fshati Canaj dhe të dënuar më parë për vjedhje, u ndaluan mbrëmjen e djeshme, pasi dyshohet se kanë vjedhur automjetin tip BMË, me targa HD-DO-112, me ngjyrë të bardhë, në pronësi të shtetasit Jonuz Hoxha, 24 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e datës 5 janar, ndërsa automjeti është gjetur i braktisur dhe i dëmtuar në pjesën e përparme, në fshatin Bicaj.

Ndërkohë, policia po heton në lidhje me pjesëmarrjen e dy të ndaluarve edhe në vjedhjet e tjera të automjeteve të ndodhura vitin e kaluar në rrethin e Kukësit. (el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›