E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, kalimi i paligjshëm i kufirit mbush burgjet.

 

Prej katër vitesh Gjykata e Prizerenit por edhe ajo e Gjakovës dhe e Pejës kanë gjetur një mënyrë krejt efikase për ndëshkimin e qytetarëve të Shqipërisë që kryejnë vepra penale të rëndomta për banorët e Kukësit, siç janë kalimet e paligjshme të kufirit. Këto gjykata, thjesht i kalojnë dokumentet në Prokurorinë e Kukësit dhe këta të fundit, nëpërmjet policisë së rendit, mbushin qelitë e komisariatit. Një burim i Prokurorisë në Kukës tregon se dhjetra shtetas janë dërguar të vuajnë dënimin me burg disa javë apo muaj të nisur vetëm nga dokumentet penale të Gjykatës së Prizerenit. Vetëm gjatë vitit të shkuar, drejtësia e Kukësit ka dërguar në burg, apo në përmbarim për rastet e dënimit me gjobë, rreth 100 persona të cilët kanë kryer kundravajtje penale, kryesisht kalim të paligjshëm të kufirit, pra hyrje në Kosovë pa pasaportë, që nga viti 2000 e në vazhdim. Një burim konfidencial në gjykatën e Qarkut të Prizrenit tregon se një praktikë e tillë nisi fillimisht për raste e masa administrative, pra dënime me gjobë, pasi duke i dërguar në Kukës sigurohej më mirë pagesa e gjobës, por më vonë u pa se për dhjetra raste të dënimeve me disa ditë burg apo javë ishte më mirë t'i bënin në Kukës.Vuajtësit nuk pajtohen aspak me dënime të tilla për kalime që ata i quajnë "normale", të ecësh nëpër atdheun tënd, por nga ana tjetër bashkëpunimi i gjykatave dhe policive të dy rajoneve ka qenë më frytdhënës se bashkëpunimi i vetë institucioneve në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›