Kukës, kamioncina nga Kosova përplas për vdekje 9 vjeçarin
KUKES - Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në segmentin e autostradës Kukës- Morin, kur një automjet tip kamioncinë, me targa të Kosovës, përplasi për vdekje një fëmijë 9 vjeçar nga fshati Morin i rrethit të Kukësit.
Sipas zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, Suada Sulaj,"ngjarja ndodhi rreth orës 19.00 të mbrëmjes së kaluar, në afërsi të fshatit Morin, kur mjeti tip kamionçinë me targë 617 KS 441, me drejtues Zeqir Gashin nga Prizreni, përplasi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 9 vjeçarit F.P, banues i fshatit Morin, ndërsa po kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën".
Policia ka ndaluar drejtuesin e kamioncinës, i cili po jep shpjegime për aksidentin. Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit.
Mungesa e mbikalimeve në fshatrat pranë autostradës rrezikon shpesh jetën e banorëve që lëvizin nga njëra anë e saj në tjetrën.
(s.g/balkanWeb)