E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër gjeneralë kundër Presidentit Topi dhe Kryeministrit Berisha


Kater gjeneralet qe kane bere padi ndaj Presidentit dhe Ministrise se Mbrojtjes / Foto arkiv

Flamur Vezaj
TIRANË- Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral Maksim Malaj, i cili u lirua nga kjo detyrë me kërkesë të kryeministrit Sali Berisha në fund vitin e kaluar, me anë të një padie civile iu bashkua tre kolegëve të tij në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, kundër Presidentit të Republikës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, duke kërkuar rikthimin në detyrë. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare pranë togave të zeza, ku padia me nr. 9778 e gjeneral Malajt do të gjykohet nga gjyqtarja e seksionit civil Anila Kristani.

Me anë të kësaj padie, mësohet se edhe gjeneral Malaj, ashtu si tre kolegët e tij tashmë të shkarkuar nga postet që mbanin, kërkojnë shfuqizimin e dekretit të Presidentit për shkarkimin nga detyra, shfuqizimin e urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes dhe kthimin në detyrë si dhe pagat që nga momenti i largimit nga posti që mbante. Ndërkohë, brenda këtij viti pranë togave të zeza janë dorëzuar edhe tre padi civile, ku ish-zv/komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral-brigade Vladimir Qiriazi, ish-komandanti i Forcave Detare admiral Kudret Çela dhe gjeneral-majori Arian Zaimi që mbante detyrën e këshilltarit ushtarak të Ministrit të Mbrojtjes, me anë të cilave kërkojnë kthimin në detyrat që mbanin para shkarkimit të bërë me kërkesë të kryeministrit dhe dekret të Presidentit. Ishte ky i fundit i cili më 15 Dhjetor 2011 dekretoi lirimin dhe shkarkimin nga detyra e katër ushtarakëve të lartë të Forcave të Armatosura dhe nxjerrjen në rezervë të tyre.

Padia

Sipas padive me nr. 9778, nr.8031, nr.7316 dhe nr. 7206 të gjeneral Malajt, gjeneral-brigade Qiriazit, admiral Çelës dhe gjeneral-majorit Zaimi që Shekulli i disponon si kopje, të katër ish-ushtarakët tashmë kërkojnë shfuqizimin dhe anulimin e dekretit të Presidentit z.Bamir Topi të shkarkimit dhe lirimit të tyre nga detyra. Shfuqizimin dhe anulimin e urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes z.Arben Imami në zbatim të dekretit të Presidentit. Detyrimin e Ministrisë së Mbrojtjes për rikthimin në detyrë dhe vazhdimin e karrierës së ushtarakëve edhe për të paktën 5 vitet e tjera. Si dhe pagimin e pagës dhe detyrimeve të tjera financiare nga data e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, deri në datën e emërimit në një detyrë tjetër në zbatim të ligjit për gradat dhe karrierën ushtarake pranë Forcave të Armatosura.

Padia e gjeneral Malajt, është regjistruar vetëm pak ditë më parë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, ku gjyqtarja Kristani pritet të caktoi datën dhe orën e seancës së parë gjyqësore për shqyrtimin e kësaj padie për shfuqizim/ndryshim të aktit administrativ, ku të paditur janë Presidenca dhe Ministria e Mbrojtjes. Ndërkaq, për tre ushtarakët e tjerë, tashmë janë zhvilluar disa seanca gjyqësore. Për padinë e gjeneral-brigadës Vladimir Qiriazit janë zhvilluar dy seanca paraprake, ku është vendosur kalimi në seancë gjyqësore që do të mbahet më 29 Mars 2012. Ndërsa për dy ushtarakët e tjerë, admiral Çelën dhe gjeneral-major Zaimin, gjyqtarët respektiv kanë zhvilluar nga tre seanca gjyqësor, duke dëgjuar edhe kërkesat e ushtarakëve, të cilët i janë përgjigjur edhe pyetjeve të avokatit të Ministrisë së Mbrojtjes. Seancat e radhës për dy ushtarakët admiral Çelën dhe gjeneral-major Zaimin do të zhvillohet me datë 20 Mars 2012, ku përfaqësuesi ligjor i Presidencës pritet të lexoj parashtrimet e tija.

Maksim Malaj  

Të paditurit: Ministria e Mbrojtjes dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ

Objekti: 1) Shfuqizimin e Dekretit të Presidentit me nr.7186, datë 15.12.2011 Për nxjerrjen në lirim me oficerit të gradës madhore.

2) Shfuqizimin e urdhrit nr. 2050, datë 23.12.2011, të Ministrit të Mbrojtjes Për zbatimin e dekretit nr. 7078, datë 08.08.2011, të Presidentit të Republikës për lirim nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Dekretit të Presidentit me nr. 7186, datë 15.12.2011 Për nxjerrjen në lirim me oficerit të gradës madhore, Gjeneral Maksim MALAJ.

3) Detyrimin e Ministrit të Mbrojtjes për rikthimin në detyrë dhe vazhdimin e karrierës ushtarake dhe për të paktën 5 vjet të tjera, duke konsideruar nenin 28/3 të ligjit Për gradat e karrierën ushtarake të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë.

4) Pagimin e pagës dhe detyrimeve të tjera financiare nga data e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, deri në datën e emërimit në detyrë, konform ligjit nr.9171, datë 22.01.2004 Për gradat e karrierën ushtarake të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë.

Gjyqtari: Anila Kristani

Vladimir Qirjazi  

 Të paditurit: Ministria e Mbrojtjes dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ

Objekti: Anulimi i Dekretit të Presidenti të RSH nr.7189 date 06.12.2011 për shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë të Gjeneral Brigade Vladimir Qiriazi

Anulimin e urdhrit nr 2089 date 29.12.2011 te Ministrit të Mbrojtjes per zbatimin e dekretit nr7189 date 16 12 2011 te Presidentit te RSH per shkarkimin nxjerrjen në rezerve të Zëvendës komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Rikthimin tim në detyrën e mëparshëm ose në një detyrë në përputhje me gradën

Pagesën e pagës dhe përmbushjen e të gjitha përfitimeve të tjera që më takojnë në bazë të ligjit nr.9210 datë 23.03.2004 Për statusin e ushtarakut të FA të RSH dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore për periudhën 05.01.2012 deri në momentin e rikthimit tim në detyrë

Gjyqtari: Anila Capo Zere

Kudret Çela  

 Të paditurit: Ministri i Mbrojtjes dhe Presidenti i Republikës

Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ

Objekti: Shfuqizim i dekretit me nr.7188 datë 16.12.2011 i Presidentit të RSH

Shfuqizim i urdhrit me nr.2091 të datës 29.12.2011 i Ministrit të Mbrojtjes

Detyrimi i palës së paditur Ministria e Mbrojtjes për të paguar pagën e plotë paditësit deri në emërimin në një detyrë të përshtatshme për gradën ushtarake

Gjyqtari: Rilinda Selimi

Arian Zaimi  

Të paditurit: Ministria e Mbrojtjes dhe Presidenti i Republikës

Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ

Objekti: Shfuqizim i Dekretit 7187, dt. 16.12.2011 të Presidentit te Republikës.

Shfuqizim i urdhrit nr. 2090, dt. 29.12.2011 i Ministrit të Mbrojtjes.

Detyrimi i palës së paditur Ministrit të Mbrojtjes për të paguar pagën e plote paditësit deri në emërimin në një detyrë të përshtatshme për gradën ushtarake që mban.

Gjyqtari: Rilinda Selimi

Debati në gjyq

Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes tha:

Kam këto pyetje për pale paditëse:

Pyetje 1: Duke iu referuar padisë dhe bazës ligjore të saj, me dispozite konkrete të ligjit material, a bie në kundërshtim Dekreti objekt kundërshtimi?

Përgjigje: Shpjegova se dalja në rezervë e paditësit nuk mbështetët në asnjë nga shkaqet, rastet e parashikuara nga ligji, nenin 24 përcaktuar në bazë ligjore të padisë.

Pyetje 2: Sa vite ka në këtë gradë paditësi?

Përgjigje: Paditësi ka marre gradën madhore në vitin 2007.

Pyetje 3: Ku e

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›