Berisha në familjen Peci: Aleksandri bëri krenar çdo shqiptar
Kryeministri Berisha ka vizituar sot familjen e Aleksandër Pecit, komando i sapokthyer nga Gjermania ku u kurua pas plagosjes në krye të detyrës më 20 shkurt në Afganistan.
Berisha u shpreh se çdo shqiptar duhet të jetë krenar për ushtarakët tanë që kryejnë misionin në Afganistan.
Aleksandri luftoi me heroizëm në Afganistan. Ndihemi krenar me ushtarakët tanë në Afganistan. Peci kaloi një situatë të vështirë, por u kthye shëndoshë e mirë u kthye midis nesh. E falënderoj për aktin e tij që bën krenar çdo shqiptar, tha ai.
Një ditë më parë, në familjen Peci ka qenë edhe kryeparlamentarja Topalli, e cila e ka falenderuar në emër të kuvendit nëntetarin Peci për kontributin e tij në kryerjen e misionit me guxim dhe heroizëm. / G.N.