E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilltari i sulmuar në Fier: Të ndëshkohen agresorët ose do bëj vetëgjyqësi

Share

Dy personat e sulmuar në Këshillin e Qarkut në Fier, Flamur Buzi dhe Alket Sulaj, kanë folur për disa nga gazetat kryesore në vend.

Flamur Buzi, anëtari i majtë i Këshillit të Qarkut dhe njëkohësisht anëtar kryesie, është më i dëmtuari nga ky sulm.

Por si është e vërteta?

Buzi thotë se është sulmuar nga Ahmet Krasniqi dhe vëllezërit e tij. Krasniqi është emëruar si shef i zyrës për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në qark nga Artur Shehu, që është vetë shpallur kryetar i Këshillit të Qarkut për të djathtën. Shehu thotë se ka shkarkuar nga kjo detyrë Ramadan Kananin. Ky i fundit nuk ka dorëzuar çelësin e zyrës. Ahmet Krasniqi me njerëzit e tij ka tentuar të shqyejë derën.

Flamur Buzi, këshilltari i majtë, ka mbërritur në qark për të kërkuar një dokument, kur thotë se është përballur me Krasniqin, i cili i ka thënë se tani drejtor është ai dhe dokumentin do e marrë prej tij. Buzi ka thënë se nuk e njeh atë si drejtor. Pikërisht në këtë moment është sulmuar barbarisht nga njerëzit e Krasniqit. Buzi thotë se aty ishte edhe Artur Shehu, i vetëshpalluri kryetar qarku nga të djathtët. Buzi dëshmon se e kanë goditur me çekiç dhe me tyta armësh.

Kurse i plagosuri tjetër, Alket Sulaj, thotë se ishte bashkë me Flamur Buzin kur u sulmuan. Ai deklaron për GSH se drejtësia dhe Sali Berisha duhet të ndëshkojnë autorët, përndryshe do bëjnë vetëgjyqësi. Unë nuk e lë me kaq këtë dhunë barbare që u ushtrua mbi mua, tha Sulaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›