Qendra e Tiranës do ketë nënkalim ose mbikalim
24/08/2011 Kreu i ri i Bashkisë, Lulzim Basha: Ristudim për zgjidhje afatgjatë të trafikut në sheshin “Skënderbej”
Bashkia e Tiranës po shikon mundësinë e ndërtimit të një mbikalimi apo nënkalimi në qendër të kryeqytetit. Synimi është zgjidhja e çështjes tepër të ndërlikuar të trafikut në Tiranë, e cila ka ardhur ndjeshëm duke u rritur si pasojë edhe e zvarritjes së punime në sheshin “Skënderbej”. “Aktualisht bashkia nuk do të ndryshojë projektin aktual të qendrës së Tiranës, por po vepron duke aplikuar një fazë të parë, e cila ka si qëllim hapjen e disa rrugëkalimeve për lirimin e trafikut. Do të ketë edhe një fazë të dytë edhe kjo në funksion të lirimit të trafikut, ku do shikohet mundësia e ndërtimit të një nënkalimi ose mbikalimi, e cila mund të shtohet në zbatim, në projektin ekzistues të qendrës së Tiranës”, - janë shprehur burime zyrtare të Bashkisë së Tiranës.
Shqyrtimi i mundësive
Pas marrjes së detyrës si kryebashkiaku i ri i Tiranës, zoti Lulzim Basha ka theksuar se një plan urbanistik do të jetë gati brenda një viti. “Plani urbanistik është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillim afatgjatë dhe zhvillim modern, ku ka vend për të gjithë qytetarët dhe brezat e ardhshëm. Për këtë arsye puna për planin do nisë menjëherë, po evidentohet situata, partnerët e përfshirë në proces, kapacitet që përfshihen në qytet, besoj se 15 shtatori ka një plan të qartë pune për plan urbanistik të plotë për 12 muaj, i cili do të përmbajë vlerësimin e pronës private dhe fitimin sa më të madh të hapësirave publike”, - është shprehur zoti Basha. Aktualisht, po punohet për këtë projekt dhe mendohet se plani do të përcaktojë qartë të gjithë etapat, përgatitjet për tramin, do të ketë ndërhyrje urbane, do të ketë zgjatim të bulevardit drejt lumit të Lanës. Sipas tij, problemet e lëna pezull nga administrata e mëparshme janë shumë dhe një prej tyre është situata tek sheshi “Skënderbej”. “Vura re se projekti aktual nuk jep një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së trafikut, pasi nuk ka asnjë nënkalime, bypass, të cilat do të çlironin situatën e trafikut. Kjo do të thotë se edhe nëse projekti do të përfundonte situata nuk do të ndryshonte. Në këtë kuadër duhet të merren vendime të shpejta. Po ta shikojmë situatën kështu siç është vendimi i parë është çlirimi i përkohshëm i trafikut, dhe veprimet për ta çliruar janë një urgjencë me të cilin po merret bashkia, paralelisht me këtë do të ecet më një ristudim për një zgjidhje afatgjatë për çështjen e trafikut në sheshin “Skënderbej”. Qoftë me nënkalim, bypass-i dhe parkime nëntokësore. E rëndësishme është që zgjidhja të jetë afatgjatë dhe të respektojë nevojat e qytetarëve sot, të qëndrojë 50-100 viteve të ardhshme”, - është shprehur pak ditë më parë zoti Basha.
Problematika
Trafiku në Tiranë është një nga problematikat me të cilat kryebashkiaku i ri i Tiranës është marrë gjatë edhe gjatë fushatës së tij. Zoti Lulzim Basha ka vendosur një prej prioriteteve të tij zgjidhjen e çështjes së trafikut në kryeqytet, por kjo do të kërkojë edhe shumë projekte të tjera paralele. Një prej tyre është ndërtimi i Unazës së Madhe. “Unaza do të qarkojë Tiranën dhe do të rrisë efiçencën e biznesit dhe qytetarëve duke shkurtuar ndjeshëm kohën e transportit. Ajo do të ndihmojë edhe zhvillimin e lagjeve të Tiranës duke i lidhur ato me një sistem modern transporti. Duke filluar nga Unaza e Madhe, nënkalimet dhe parkingjet nëntokësore do ta zgjidhin përfundimisht problemin e trafikut në Tiranë”, - është shprehur zoti Basha në fjalimin e tij gjatë fushatës zgjedhore.