Kukës, makina fluturon në humnerë, humbin jetën 2 persona
Rreth 100 metra në humnerë ka fluturuar sot një makinë tip benz në komunën Grykë Qaj të Kukësit. Makina me targa Kosove ka humbur drejtimin si rezultat i rrugës së keqe dhe përfundimi ka qenë tragjik për dy anëtarë të familjes Martini, që po udhëtonin sëbashku drejt fshatit Shkinak.
Në aksidentin e ndodhur sot ka humbur jetën Shukri Martini, 55 vjeç dhe Servete Martini 40 vjeç, ndërsa janë plagosur Rukie Martini 55 vjeç bashkëshorjta e Shukrisë dhe djali i tyre Xhevahir Martini, 30 vjeç. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Kukësit por sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë. Sipas policisë makina drejtohej nga Xhevahir Martini. Menjëherë forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe pas verifikimeve të para konstatoi se shkak për aksidentin është infrastruktura rrugore shumë e keqe në këtë zonë.
Nuk është hera e parë që kjo rrugë bëhet burim aksidentesh, duke rrezikuar seriozisht jetën e njerëzve. Edhe para dy ditësh në këtë rrugë humbi drejtimin një fugon duke përfunduar fatmirësisht vetëm me plagosjen e 8 personave.