Sulm me levë në qendër të Tiranës
Ne mes të Tiranës, pikërisht pranë Sahatit, në Sheshin Skënderbej, është qëlluar me levë në kokë në mes të ditës, 45-vjeçari Nevruz Kaja. Ngjarja ka ndodhur sot në mbasdite kur një i paidentifikuar ka goditur me levë Zotin Kaja, i cili ka humbur ndjenjat si rezultat i goditjeve. Policia bashkiake prezente në vendin e ngjarjes e kadërguar atë menjëherë në spital ndërkohë që nuk dihet ende autori i kësaj ngjarje të shëmtuar në mes të Tiranës. Sipas dëshmive, një person ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me levë pas koke Kajën, dhe menjëherë është futur sërish në makinë dhe është larguar. Policia po pret të dalë nga salla e operacionit zotin Kaja, për të mësuar më tepër lidhur me këtë ngjarje, nëse ka qenë për motive hakmarrje apo thjesht për grabitje, si dhe për të identifikuar autorin e ngjarjes