Librazhd ngricat krijojne problem ne qarkullim
Përkeqësimi i motit ka krijuar vështirësi qarkullimi në aksin rrugor Elbasan – Qafëthanë. Reshjet e dëborës, të shoqëruara me ngrica gjatë natës, pothuajse në tërë distancën prej afro 80 kilometrash, kanë bërë që premisat për aksidente apo përplasje të automjeteve gjatë rrugës, të jenë evidente. Vështirësi serioze janë krijuar rreth 5 kilometra në hyrje të qytetit të Librazhdit, ku për shkak të terrenit malor, është e pamundur të lëvizet pa zinxhirë.
Një aksident me pasoje dëmtimin e dy makinave, ndodhi në Librazhd, ku dy automjete, për shkak të ngricave, u përplasen me njëri-tjetrin, pa pasoja për jetën. Ndërkohë, policia rrugore e këtij rrethi ka normalizuar qarkullimin duke disiplinuar lëvizjen për shkak të vështirësive në rrugë. Veç borës dhe akullit, në këtë aks rrugor, krijojnë probleme serioze masat e gurëve, që bien nga shpatet e maleve, sidomos pas mesditës, kur temperaturat pësojne rritje duke shkrirë masat e ngrira.
Në mjaft distanca, mungojnë rrjetat mbrojtëse për te frenuar gurët dhe masat e dheut që te bien nga lartësitë e maleve.Të paktën dy patrulla të policisë rrugore kontrollojnë aksin rrugor nga Librazhdi në Qafëthanë. Kthesat e kësaj të fundit, herë-herë bëjnë që të ndërpritet qarkullimi dhe mund të kalohen vetëm me zinxhirë. Sipas punonjësve të policisë rrugore, vetëm njëra nga dy firmat mirëmbajtëse të kësaj rruge, ka përdorur kripë për shkrirjen e borës e të akullit, ndërsa tjetra, nuk ka nxjerrë asnjë prej punëtorëve të mirëmbajtjes në punë dhe nuk ka përdorur qymyr ose kripë për lehtësimin e lëvizjes së makinave. Përkundër vështirësive, në tërë aksin rrugor nuk ka patur aksidente të rënda e me pasoja.
Besim Dybeli