E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe erozioni godet zonen e Kunes

Degradimi i tokës dhe erozioni, përbëjnë rrezik pothuaj në të gjithë territorin e vendit. Qarku i Lezhës është një ndër zonat me shkallën më të lartë të erozionit në vend,e cila është rritur më tepër edhe për shkak të reshjeve duke krijuar probleme të mëdha. Erozioni më agresiv sipas specialistëve të mjedisit në Lezhë, mbetet erozioni detar vecanarisht në zonën Shëngjin- Kune-Vain.

Edhe pse ka rreth 2 vjet që specialistët kanë dhënë alarmin që po rrezikohet zona e Kunes,deri më sot asnjë masë konkrete nuk është ndërmarrë. Gërryerjet kanë kaluar në më tepër se 4 metra nga deti në drejtim të kënetës,duke rrezikuar bashkimin e tyre.Në një gjatësi prej rreth 1 km është dëmtuar tërësisht edhe brezi i pishave si edhe rruga për shkak të gërryerjeve të mëdha.

Baticat detare të ditëve të fundit e përkeqësuan edhe më tepër situaten në Kune.Janë me qindra rrënjë pishe që kanë dalë në sipërfaqe, dhe pemet janë rrëzuar në det.Deti ka depërtuar në brendësi të Kunes.Baticat detare kanë shkaktuar dëme në disa lokale 20 metra larg bregut.Ndërkohë rruga Shëngjin-Kune është bërë e pakalueshme dhe automjetet përdorin brezin e rërës për të lëvizur.Gjithashtu në Kune janë përmbytur edhe dhjetra shtëpi.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›