Kukës, ndalohet per trafik mjetesh e moshuara
Një grua 63 vjeçe nga Peja është ndaluar të enjten paradite nga policia kufitare e Kukësit, gjatë kalimit të Doganës në Morin. Hate Hasani, gjatë kontrollit rutinë në sportel ka rezultuar person i shpallur në kërkim nga Policia Shqiptare, madje, siç u mësua më vonë, edhe e dënuar me katër vite burg në mungesë. 63-vjeçarja ishte kapur para dy vitesh nga policia lokale, duke drejtuar një autoveturë "Opel", për të cilën nuk kishte dokumentet e duhura. Por dje, gruaja ka vërtetuar se makina ishte e të birit dhe ajo është lënë e lirë pas një vendimi të marrë nga gjykata e Kukësit për këtë çështje.