Prokuroria: Mjekët kërkonin para
Zgjerohen hetimet për mjekët e arrestuar për korrupsion. Prokuroria e Tiranës ka zbuluar përgjime të tjera ndaj shefit të onkologjikut Agim Karaj. Në disa biseda mjeku u ankohej pacientëve se "duhen lekë për narkozën... spitali është keq me fonde". Pas ankesës, pacienti i zënë ngushtë i jepte një ryshfet nga 300-350 mijë lekë të vjetra. Prokuroria tha se ka zbuluar një rast për abuzimin. Madje përgjimet kanë zbuluar se ai bisedonte me stafin e tij se "pacienti nuk na dha asnjë lek, megjithëse doli mirë". Hetuesit thanë dje se kanë dyshime se edhe bashkëpunëtorë të Karajt janë të përfshirë. Ndërkohë, akuza u shpreh se ka vërtetuar dy raste ryshfeti për mjekun Ardian Nelaj.