Elbasan shtohen mbjelljet e ullirit
Në prefekturën e qarkut të Elbasanit gjatë vitit 2010 janë shtuar në 50 përqind sipërfaqet e mbjella me ullinj,krahasuar me vitin 2009. Kërkesat e fermerëve për të përfituar subvencione nga qeveria për mbjelljen e ullirit ishin të shumta dhe 516 prej tyre përfituan një fond prej 124 milion lekësh të reja, cka stimuloi mbjelljen e jkësaj kulture në këtë qark. Ndërsa për vitin 2011 priten subvencionime për shtimin e sipërfaqeve të mbjella arra, lajthi dhe gështenja.
“Për vitin në vazhdim do të shtohen skema të reja dhe do të shtohet mbjellja e arrës, lajthisë, bajames. Njëkohësisht do të mbeshteten financiarisht me 70% të mbulimit të interesit të kredisë për 5 vjet nga agropërpunuesit dhe agromekanizatorët” tha Neshat Sadiku, drejtor në Drejtorinë Rajonale Bujqësore Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit.
Projekti për zhvillimin e ullirit, mbetet priotitet i Qeverisë shqiptare edhe për vitin 2011 pasi ka rritur ndjeshëm prodhimin kësaj kulture si dhe të vajit të ullirit gjatë vitit që lamë pas.
Besim Dybeli