Shoqatat e gjuetarëve të mblidhen në një federatë të vetme
04/10/2011 Ligji “Për gjuetinë”
Të gjitha shoqatat e gjuetarëve në të gjithë vendin duhet të mblidhen në një federatë të vetme, me qëllim kontrollimin sa më efikas të shitjes së armëve të gjahut në qarkullim. Ky është propozimi i miratuar dje nga ligjbërësit në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët në Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtuan dhe më pas miratuan projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 253, datë 1.03.2010 “Për gjuetinë”. Në relacionin që i bashkëngjitet këtyre ndryshimeve në ligjin për gjuetinë theksohet se “projektligji propozohet me qëllimin për ta bërë sa më efiçent ligjin “Për gjuetinë” nëpërmjet disa rregullimeve në këtë fushë. Ndër të tjera propozohet lejimi i blerjes së armëve të gjahut vetëm nga persona që janë anëtarë të shoqatës së gjuetarëve.” Më tej në relacion theksohet se në këtë mënyrë synohet të bëhet një kontroll më i mirë i armëve të gjuetisë në qarkullim, pasi gjuetarit do t’i duhet të paraqesë edhe vërtetimin e anëtarësisë në një prej shoqatave të gjuetarëve. Një ndryshim tjetër që propozohet në projektligj ka të bëjë me mundësimin e krijimit të një federate të vetme në nivel kombëtar që bën të detyrueshëm anëtarësimin e të gjitha shoqatave të gjuetisë. Ky ndryshim propozohet për të shmangur themelimin në mënyrë të pakontrolluar të shoqatave, gjë që është në kundërshtim me traditën e deritanishme, por edhe me praktikat europiane në këtë fushë. Komisioni e miratoi me shumicë votash në parim projektligjin në fjalë dhe do të vijojë me shqyrtimin nen për nen gjatë mbledhjeve të ardhshme dhe pritet që në seancën e ardhshme plenare të së enjtes do të kalojë për votim në Kuvend. Të enjten deputetët përveç ndryshimeve në ligjin “Për gjuetinë” do të votojnë dhe projektligjin “Për Regjistrin Themeltar të Gjendjes Civile në Shqipëri”.