Kukës, reshjet e dëborës bllokojnë 5 autobusë nga Kosova
Autobusët qëndrojnë të bllokuar që prej orës 13:00, dhe shkak i këtij bllokimi është bërë dalja nga rruga e njërit prej tyre.
Lëvizja e automjeteve në këtë aks është shumë e vështirë si pasojë e akullit mbi sipërfaqen e asfaltit, ndërkohë që trashësia e dëborës në pjesët anësore arrin në 40-50 cm.