E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti shkarkon Hjuxhs, Mançini trajneri i ri

Mark Hjuxhs është shkarkuar nga drejtimi i Mançester Sitit, duke u zëvendësuar me Roberto Mançini. Ka qenë ky vendimi i marrë nga drejtuesit e këtij klubi të shtunën pasdite. Pavarësisht se arriti të fitonte 4-3 në ndeshjen e radhës ndaj Sandërlendit, uellsiani Hjuxhs nuk e shpëtoi dot vendin e punës. Drejtuesit e Mançester Sitit kanë shpenzuar miliona për të ndërtuar një skuadër kompetitive, por nën drejtimin e uellsianit Hjuxhs ato munguan. Kësisoj, vendimi ishte i pashmangshëm megjithëse të gjithë prisnin që ai të merrej në periudhën e janarit. “2 fitore në 11 ndeshjet e fundit nuk është ajo çfarë prisnim nde”, deklaroi shefi i Mançester Sitit Al Mubarak. Ndërkohë, në vend të tij është caktuar Roberto Mançini, një trajner që fitoi 3 tituj kampionë nën drejtimin e Interit. Mançini ishte i papunë që prej majit të vitit 2008, kur presidenti Masimo Morati vendosi ta largonte për të marrë Hoze Murinjon. Mançester Siti ka shpenzuar 186 milionë dollarë për përforcime në muajt e verës, falë parave të dhëna nga sheikët arabë të Abu Dabi Grup. Me marrjen e Mançinit, skuadra e Sitit synon të fitojë trofe për të konkurruar rivalët e Mançester Junajtid.(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›