E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” 9 orë pa drita

TIRANË- Tërësisht në errësirë, kjo është pamja që të ofron materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, në kryeqytet në orët e vona të pasdites. Mungesa e energjisë që prej orëve të para të mëngjesit duket se ka paralizuar gjithë maternitetin, tek sa e sheh në errësirë të plotë nuk të ngjan më si i tillë.Pavarësisht njoftimit për punime në sistemin e furnizimit të energjisë, është absurde që shërbimet të ofrohen në këtë mënyrë, nën dritën e qirinjve që duken qartë nga dritaret e maternitetit.Ndërkohë burime nga materniteti bëjnë të ditur se aktualisht po punohet në sistemin e furnizimit me energji elektrike, për ta shëndrruar atë në një sistem që siguron energji elektrike të pavarur nga i gjithë qyteti.Të njëjtat burime pohojnë se e vetmja sallë ku furnizimi me energji vazhdon është ajo e foshnjave, ndërsa rastet emergjente, si lindjet transferohen tek materniteti “Kico Glioxheni”. Vështirësitë më të mëdha janë për pacientët që ndodhe ende këtu dhe të cilëve nuk mund tu ofrohet shërbimi në kohën e duhur, ndërsa personeli shërben në errësirë.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›