Vlora nuk kultivon me bime narkotike

Vlora nuk është më në hartën e vendeve që kultivojnë bimë narkotike. Drejtoria e Policisë në 8 rastet e konstatuara këtë vit ka asgjesuar 700 rrënjë kanabis sativa në zona të thella malore.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është shënuar një rënie e ndjeshme e numrit të rrënjëve të mbjella falë kontrolleve të vazhdueshme në 3 raste edhe nga ajri me helikopter .Ylli Metko, drejtor i Policisë së Vlorës deklaron se janë evidentuar 8 raste ku janë asgjesuar 700 rrënjë kanabis sativa ndërsa në operacion janë përdorur, në tre raste dhe helikopterë.
Aksioni i policisë së Vlorës në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike do të vazhdojë deri në 15 shtator, kur është edhe periudha e fundit e kultivimit apo mbledhjes së kanabisit.
Festim Llanaj