Kukes rritet numri i bizneseve
Përfundimi i rrugës Durrës–Kukës ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të bizneseve në qarkun e kuksit dhe rrjedhimisht edhe në uljen e nivelit të papunësisë.Dega e tatimeve të qarkut bën të ditur se numri i bizneseve të regjistruara gjatë vitit 2010 ishte 25% më i lartë se i atyre të vitit 2009.
"U shënua mjaft tregues pozitiv sidomos në rritjen e forës zbuluese, parandaluese nga kontrolli tatimor në shumë subjekte të ndryshme të qarkut të Kukësit. Në fokusin tonë do të bëjmë përpjekje maksimale që të japim më të mirën, që tatim paguesit presin prej nesh. Që tu japim atyre sigurinë dhe shërbimet më të mira për ata që bashkëpunojnë në mënyrë të ndershme me ligjin dhe për ata që paguajnë sigurimet e veta në mënyrë vullnetare", tha Mirdash Hoxha, Drejtor i Tatim-Taksave.
Përsa i përket procesit të vendosjes së kasave fiskale,është në vazhdimësi bën të ditur Drejtori i Tatimeve të Qarkut Kukës dhe deri tani pjesa e madhe e bizneseve janë i kanë në funksionim këto pajisje.Megjithatë,kontrollet realizohen në vazhdimësi për shkak të ritmit të ulët të këtij procesi por edhe për të ulur informalitetin në punë me anë të pagesë së kontrolluar të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë të punësuarit.
Flutura Tota Azhornuar së fundi ( e hënë , 14 shkurt 2011 )