E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi perfundon rruga e ajupit

Përfundimi i punimeve për ndërtimin e rrugës që lidh pikën turistike të Cajupit me rrugën nacionale në Gjirokastër pritet të ketë një impakt mjaft pozitiv në zhvillimin e turizmit me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e nivelit ekonomik në zonën e Lunxhërisë. Pika turistike e Cajupit me nje lartesi prej 1200 metra mbi nivelin e detit, me vlera të rralla natyrore ka qenë pak e frekuentuar për shkak të infrastukturës e cila tashmë me një investim prej rreth 3 miliard lekësh të akorduara nga qeveria shqiptare do të ketë parametra optimalë.

"Jemi në fazën gati përfundimtare të punimeve të kësaj rruge. Aty rreth gjysma e prillit do të bëhet dhe shtrimi me asfalt. Kjo mund të mbarojë dhe deri në fund të muajit prill, dhe do të ndikojë në kthimin e emigrantëve lunxhiot pranë vatrave të tyre", tha Ilia Kuro, kreu i komunes Lunxheri.

Rikonstruksioni total i rrugëve që të cojnë drejt zonave turistike kryesisht në jug të vendit ka qenë në focus të investimeve në të qeverisë në këto vitet e fundit cka ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të turistëve të huaj që kanë vizituar vendin tonë.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›