Elbasan, alpinistët eksplorues të vlerave kulturore e historike
ELBASAN- “Zbulimi i objekteve natyrore dhe njohja e shumë vendqëndrimeve ilire nuk është një punë zyrash, por një prekje me dorë dhe shkelje me këmbë e çdo pëllëmbe toke ku edhe janë këto vendqëndrime toponimike, si kalatë, shpellat dhe vende të lashtësisë".
Kështu thotë alpinisti, Artur Guni, i cili me grupin e tij të alpinistëve, sapo kanë përfunduar një ekspeditë në zonën e Holtës në Gramsh, ku ndodhet kanioni si dhe vende historike, siç janë kalaja e Tërvolit dhe Kabashit të cilat ndodhen përkarshi njëra-tjetrës dhe i ndan vetëm kanioni i Holtës.
Së bashku me grupin e alpinistëve ka qenë edhe historiani Kreshnik Belegu, ku për më shumë se një javë kanë eksploruar shpellat që ndodhen në të dy krahët e kanionit të Holtës, Kabashit e Tërvoli.
Në qarkun e Elbasanit ka shumë kala, shpella dhe vendqëndrime ilire, ku vitet e fundit por edhe gjatë viteve të diktaturës janë shfaqur karakteristika objektesh tipike turistike me vlera historike dhe njohëse. Vetëm gjatë vitit 2011, ky ekip ka organizuar disa udhëtime ekpsloruese si në Bukanik në bashkëpunim me ekipin e alpinizmit “High Albania” me një përbërje prej 40 vetësh, djem e vajza nga Tirana dhe Elbasani.
(m.a/ata/BalkanWeb)