Kukës, vijojnë kërkimet për 6-vjeçaren e zhdukur

Vijojnë ende kërkimet për fatin e 6-vjeçares të zhdukur në fshatin Zapod të Kukësit. Sipas informacioneve policia e Kukësit po vijon kërkimet për gjetjen e 6-vjeçares Bleona Mata e zdukur që nga data 21 maj. Ndërkohë kërkimet kanë nisur edhe në Maqedoni dhe Kosovë ku informohet se fotoja e vogëlushes po trasmetohet në disa kanale televizive të tyre. Ndërkohë ditën e hënë kreu i policisë së shtetit Hysni Burgaj u takua me drejtorin e policisë së Kukësit ku u diskutua për fatin e vogëlushes 6-vjeçare. Ndërkaq për të gjithë personat të cilat do të japin informacione rreth fatit të 6-vjeçare policia ka ofruar edhe nje shume prej 30 milionë lekësh të vjetra.
Ndërkohë që nga 21 maji ende nuk dihet asgjë rreth fatit të 6-vjeçares Bleona Mata.
Ndërkohë që nga 21 maji ende nuk dihet asgjë rreth fatit të 6-vjeçares Bleona Mata.