E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet i kërkuari për prostitucion

Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të kërkuar për prostitucion.

Burimet nga policia njoftojnë se është arrestuar shtetasi Agim Kabashi nga Durrësi pasi ishte dënuar nga gjykata e krimeve të rënda në Tiranë për trafik të qënieve njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni.

Arrestimi i Kabashit u bë pranë kopshtit botanik në kryeqytet.Ndërkohë të gjitha materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kanë kaluar prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›