E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, dosja e Hanke Topit e falsifikuar

Foto arkiv

F.Vezaj

Task-Forca e prokurorisë së kryeqytetit, prej muajsh ka nisur hetimin mbi kallëzimin e trashëgimtarëve të familjes së Presidentit Bamir Topi, të cilët kanë kallëzuar kushërinjtë e tyre, se me anë të dokumenteve të falsifikuara po tentojnë të përvetësojnë 10 hektar tokë në periferi të Tiranës. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Task-forcës së prokurorisë, sipas të cilëve, disa trashëgimtar të familjes së shtetases Hanke Topi, kanë tentuar të përvetësojnë një pronë prej 10 hektarësh në periferi të kryeqytetit, duke u shtirur si trashëgimtar të katragjyshit të kreut të shtetit.

Sipas këtyre të dhënave, mësohet se trashëgimtar të shtetasit Ali Ag Topi janë pjesëtarët e familjes së Dalip Topit i njohur ndryshe si gjyshi i kreut të shtetit. Por, hetuesit gjatë hetimit disa mujor kanë konstatuar se shtetasja Hanke Topi, e cila pretendon se është e bija e Ismail Topit (që pretendohet se është djali i vetëm i Ali Ag Topit), me anë të dokumenteve të falsifikuara ka tentuar të përvetësoj pronën e trashëgimtarëve të Dalip Topit, gjyshit të kreut të shtetit.

Mësohet se Hanke Topi, në vitin 1997 i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar të njihet si pronare  e mbi 10 hektar tokë që ndodhet brenda vijave kufizuese të fshatit Linzë, Komuna Dajt, Tiranë. Për këtë përvetësim, sipas prokurorisë, shtetasja Hanke Topi ka dorëzuar dokumente të falsifikuara duke pretenduar për trashëgimin e kësaj sipërfaqe.

Sipas dosjeve të sekuestruara, në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, rezulton se kërkesa e pretendentëve të ish-trashëgimtarëve të Ali Ag Topi e përfaqësuar nga Hanke Topi, midis të tjerave është mbështetur në dëshminë e trashëgimisë me nr.5516 Akti, datë 22 Gusht 1997 të Gjykatës.

Pranë kësaj Gjykate është paraqitur një certifikatë vdekje e shtetasit Ali Topi që rezulton se është e falsifikuar pasi ka përmbajtjen tërësisht të rremë. Bazuar në këtë certifikatë vdekje, Gjykata i kishte lëshuar dëshminë e trashëgimisë, që sipas prokurorisë, është e falsifikuar, pasi është krijuar mbi bazën e provave të falsifikuara-thuhet nga dosja hetimore.

Kështu që organi i akuzës, vazhdon të hetoj këtë çështje, edhe pse dosja e trashëgimtarëve të familjes së Ali Ag Topi, ndodhen pranë Gjykatës së Lartë në një proces civil, ku trashëgimtarët e familjes së Hanke Topit akuzojnë trashëgimtarët e kreut të shtetit se po tentojnë ata ti vjedhin pronën. Në shkurt të këtij viti Shekulli publikoj këtë falsifikime të konstatuar nga prokuroria, çka provon edhe njëherë se sulmet mediatike ndaj Presidentit Topi janë vetëm për arsye politike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›