Kukës, zhduket një 17-vjecare
KUKëS- Një 17-vjecare nga fshati Malqene i Kukësit rezulton e zhdukur prej gati 3 ditësh. Ishin prindërit e saj të cilët kanë denoncuar largimin e vajzës me iniciale R.T nga shtëpia, ndërsa policia ka nisur hetimet. Paraprakisht po hetohet në dy pista, pasi dyshohet se vajza ose është larguar me dëshirë nga shtëpia, ose është vetëmbytur. Ne lidhje me versionin e vetëmbytjes, dyshimet janë ngritur, pasi disa banorë të zonës thanë se e kanë parë 17-vecaren mbi urën e lumit Drin. Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë gjetur në lumë xhupin dhe këpucët e saj rreth 100 metra larg vendit nga ku mendohet se ajo mund të jetë hedhur për tu vetëflijuar. Ndërkaq vijojnë kërkimet për 17-vjecaren, ndërsa mbetet i paqartë vendimi i saj për tu larguar nga banesa.(m.a/News24/BalkanWeb)