Rama takim me nxënësit më të mirë të kryeqytetit
TIRANë- Rreth 1100 nxënës të shkollave 9-vjecare dhe 300 të shkollave të mesme, me rezultate të shkëlqyera në mësime janë mbledhur në një takim festiv nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Edi Rama shprehu vlerësimin për rezultatet e larta, duke i inkurajuar nxënësit të vazhdojnë kështu drejt rrugës së dijes.“Përpara keni Vitin e Ri, kështu që e keni merituar më shumë se të gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë të bëni disa ditë pushim. Unë ju uroj që të keni pushime sa më të kënaqshme, keni merituar të flini më shumë gjumë se të gjithë dhe ta kaloni të gjithë gëzuar Vitin e Ri.”Kreu i Bashkisë më të madhe në vend ka siguruar nxënësit se në fillim të vitit që vjen do të organizohet një takim edhe më i madh për të gjithë. Do flitet në mënyrë edhe më specifike se si mund të mbështeten më mirë të gjithë nxënësit me rezultate të mira në mësime.(m.a/News24/BalkanWeb)